Ndeshja e së mërkurës në mes Tiranës dhe Vllaznisë, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, paraqet një interes jo vetëm për tifozëritë e të dy ekipeve por edhe më gjerë. Arsyeja është se kemi të bëjmë me “derbin” tradicional të futbollit shqiptar, atë në mes dy skuadrave më të vjetra dhe më me traditë.

Për këtë arsye, ky takim paraqet interes edhe për televizionet që duan ta transmetojnë atë. Kështu, bëhet e ditur se takimin që do të luhet në orën 18.00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do ta transmetojë përveç kompanisë “Supersport” edhe Televizioni Publik Shqiptar. Ky i fundit e ka futur në axhendën e transmetimeve të tij këtë përballje sepse padyshim që ka interes për të gjithë. Shpresat janë që të zhvillohet një ndeshje shumë e bukur sepse si Tirana ashtu edhe Vllaznia kanë objektiv për ta vazhduar më tej rrugëtimin e tyre në Kupën e Shqipërisë. Por përveç transmetimit drejtëpërdrejtë në ekranet e televizioneve, pritet që në shkallët e stadiumit të ketë edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh për të parë këtë takim.

www.shkodrasport.com