Faza e trete e kampionatit te kategorise se pare do te nise me nje ndeshje ne transferte per Veleçikun e Koplikut. Ai do te udhetoje drejt Fushe- Krujes ku do te ndeshet me Ilirine vendase. Kjo e fundit aktualisht ka 10 pike, tre me pak se kundershtari i saj dhe padyshim qe do te kerkoje ta munde ate per t’u barazuar me pike ne renditje.
Kete gje ka deklaruar ne nje prononcim per “sportekspres.com” edhe trajneri Fatmir Sala kur eshte shprehur: “Nuk e prisnim të ishim në këtë situatë pas ndeshjeve të fazës së dytë, por kjo tashmë është një realitet që nuk na pengon për arritjen e synimit tonë.
Ne jemi në zonën Play-out, por gjatë fazës së tretë do të luftojmë që të ngjitemi më shumë në renditje”, theksoi fillimisht tekniku i Ilirisë, Fatmir Sala.
Ai beson se skuara e tij do ia dalë të triumfojë me Veleçikun të shtunën: “Jemi në zonën e rrezikut për rënie nga kategoria, por ne kemi besim se skuadra do ta kalojë këtë situatë të vështirë. Kështu që ndaj Veleçikut nuk na lejohen gabimet.
Do jetë ndeshje e fortë, por ne synojmë vetëm tri pikët”. Një fitore të shtunën e ngjit në krye skuadrën e drejtuar nga Fatmir Sala, ndaj kjo duket një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat.
Por a do te jene dakord me kete gje koplikasit? Padyshim qe jo sepse ata duan ta ruajne vendin e gjashte deri ne fund te kampionatit dhe per kete arsye, do te kerkojne te mos dalin pa pike nga Fushe- Kruja.