Interi i këtij sezoni i ka kaluar pritshmëritë duke qenë se është thjesht viti i parë i një projekti afatgjatë, që ka nisur me Antonio Konte në stolin zikaltër. Megjithatë, ish-trajneri i Italisë ka ditur se si t’i marrë më të mirën grupit të futbollistëve në dispozicion. Konte e mbylli kampionatin në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Juventusit të shpallur kampion. Një arritje e madhe dhe premtuese duke parë distancën e viteve të kaluara me bardhezinjtë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Interi është në finalen e Ligës së Europës dhe këtë e mbërriti me stil duke mposhtur Shaktar Donjesk me rezultatin 5-0. Pikërisht, golat i kanë shoqëruar zikaltërit përgjatë gjithë sezonit, aq sa kanë vendosur edhe rekordin e ri për realizimet brenda një sezoni të vetëm. Kur ka mbetur edhe një ndeshje, Interi i Kontes ka realizuar 111 gola në të gjithë kompeticionet.
Një shifër e cila e bën këtë skuadër të kalojë rrjetat e zikaltërve të viteve 2006-07 dhe 1950-51. Sakaq, edhe Konte ka një record të vetin duke qenë se është trajneri i tretë në histori që dërgon skuadrën në një finale vetëm në vitin e parë. Në të kaluarën e kishin bërë Xhampiero Marini dhe Luixhi Simoni. /Vipsport/