Vllaznia ne futboll per femra ka realizuar kete sezon arritjen historike, kualifikimin per here te pare ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” dhe duke u perballur me emra te rendesishem te futbollit europian si Real Madrid, Çelsi dhe PSG.

Pjese e ekipit shkodran ne keto ndeshje ka qene edhe nje futbolliste vetem 19 vjeçe, qe madje ka luajtur edhe si titullare ne disa prej ndeshjeve te fazes se grupeve. Behet fjale per Matilda Gjergji. Ajo luan ne rolin e mbrojteses se qendres por edhe te krahut te djathte.

Ka gjashte vite qe luan futboll, nderkohe qe keto sezonet e fundit i eshte bashkuar edhe ekipit te pare, me te cilin deri tani ka luajtur 81 ndeshje ne kampionat me fanellen e Vllaznise dhe ka shenuar 12 gola, ndonese luan si mbrojtese. Matilda nderkohe ka dhene interviste per gazeten “Shkodra Sport”, te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Matilda pershendetje. A je e lumtur qe sivjet perjetove emocione te medha me Vllaznine?

Jam shume e lumtur per vitin e arte te Vllaznie. Ka qene nje vit plot emocion, sfida dhe arritje te medha per ne, po ashtu shume e lumtur qe isha pjese e skuadres ne formacionin e saj ne disa prej ndeshjeve kryesore te saj.


– E kishe menduar ndonjehere qe do te ishe ne fushe si titullare ndaj ekipeve te tilla si Real, Çelsi e PSG?

I kisha pare keto ekipe nga televizori, por asnjehere nuk e kisha menduar veten te luaja kunder tyre ne fushe. Mund te them qe ka qene nje nder vitet me te bukura per mua qe kam luajtur ne Champions League kunder ketyre 3 ekipeve elitare.

– Vetem 19 vjeçe dhe po perjetoni gjera shume te rendesishme ne jete. Do ju mbesin ne mendje ato perjete?

Do me mbesin ne mendje perjete. Normalisht jane emocione dhe pjese shum te rendesishme te jetes time qe nuk i kisha menduar por sot po i perjetoj. Ka 6 vite qe merrem me futboll dhe te kem keto arritje eshte shume e rendsishme per mua dhe qe me shtyn te vazhdoj te perkushtohem me shume per te arritur me lart dhe te kthehem ne nje ndihme per ekipin ne vitet e ardhshme.

– E lumtur qe ke zgjedh te merresh me futboll?

Futbolli ka qen pjese e imja dhe pasioni im qe e vogel. Ka qene deshira ime me e madhe qe te merresha me futboll dhe normalisht jam shume e lumtur qe zgjodha te merrem me futboll.


– Sa vite keni qe merreni me futboll?

Kam 6 vite qe merrem me futboll

– Dhe do te vazhdoni edhe per shume vite te tjera te luani?

Do vazhdoj te luaj dhe per shume vite te tjera. Synimet e mia jane qe te arrij perseri me ekipin te jemi ne 16 ekipet me te mira ne Europe dhe pse jo me lart.

– Nderkohe sivjet pritet te festoni edhe titullin e 10-te kampion. Kenaqesi te jesh pjese e kesaj skuadre dhe e ketij suksesi historik?

Ylli ne fanel do te na perfaqsoje me se miri dhe do na shperblehet çdo mund, sakrifice dhe djerse qe kemi derdhur per fanelen e Vllaznise per ate ekip qe na ka shperblyer me krenari, siç e thashe dhe me lart ky ishte nje vit i arte i Vllaznise ku do vuloset me vendosjen e yllit ne fanelle.


– Mund te na e perkufizosh me nje fjali te vetme se çfare eshte Vllaznia per Matilda Gjergjin?

Vllaznia per mua eshte nje krenari.


– Do te vazhdojne sukseset e Vllaznise edhe ne te ardhmen?

Ne stervitemi ëdo dite shume per te arritur me lart dhe me shume suksese. Suksesi jone me i afert dhe me kryesori per momentin eshte te fitojme kampionatin e 10-te dhe te vendosim yllin ne fanelle.
Intervistoi: Gjergj KOLA