Ka disa kohe qe ka lene Shkodren dhe Shqiperine, por edhe pse jo fizikisht, Elvin Beqiri eshte serish ketu. Me mendje dhe me zemer, por edhe prane Vllaznise gjithmone. Ish- mbrojtesi i saj por edhe i kombetares shqiptare ka pranuar me kenaqesi te flase per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me kuqeblute ne intervisten e dhene per gazetarin Maringlen Zhivani te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Beqiri, si i shikoni shanset qe titulli kampion ket vit te jete i Vllaznise?

Qe nga ardhja e presidentit Xhaferi, Vllaznia po i rikthehet sukseseve dhe kuptohet qe do jete pretendente vazhdimisht per te dy trofete. Sigurisht qe besimi te rritet edhe me shume kur sheh qe ne organiken e ekipit ka staf dhe lojtare cilesore. Kam shume besim qe kete vit Vllaznia do kete stabilitet ne loje dhe rezultate duke qene patjeter pretendente kryesore per titull.


– Çfare duhet te beje skuadra qe te arrije tek objektivi?

E permenda edhe me lart qe ekipi duhet te kete stabilitet ne ndeshje dhe rezultate qe te kete sukses. Gabimet e bera vitin e kaluar shpresoj te kene ndikuar pozitivisht tek ekipi qe te mesojne prej tyre dhe te marrin masa nepermjet nje analize te detajuar. Sezoni eshte i gjate dhe ekipi duhet te jete shume i perqendruar ne aspektin profesional. Duhet te lihet i qete te punoje sepse shpeshhere atehere qe ka qene me mire ka deshtuar duke mos patur vazhdimesi e cila eshte shume e rendesishme ne nje kampionat.


– Per te kalar edhe tek ju personalisht, prej pak muajsh jeni shkeputur nga Shkodra drejt Kanadase ku keni edhe nje akademi moshash apo jo. Si po ecen ky projekt i ri per ju?

Po behen 3 muaj qe jam zhvendosur ne Kanada me familjen time. Deri tani gjerat po shkojne mire pavaresisht se fillimi i nje diçkaje te re ne nje vend te ri ka nevoje per kohe qe te arrish aty ku deshiron. Eshte nje eksperience e re per mua dhe po mundohem te pershtatem sa me mire. Kam krijuar disa lidhje me disa akademi te tjera ketu ne Toronto ku shkembejme ide dhe projekte qe ne te ardhmen te kemi nje zhvillim sa me te mire te elementit te ri qe nga moshat e vogla deri tek ato me te medha te cilet pergatiten te futen ne ekipet e te rriturve qe jane ne nivel profesionist.


– E ardhmja juj do jete serish ne Kanada apo nje dite ndoshta mund te ktheheni ne Shkoder, pse jo per te drejtuar edhe Vllaznine, ekipin tuaj te zemres?

Per momentin jam i perqendruar te te krijoj nje jete ketu ne Kanada bashke me familjen time gjithashtu dhe tek projektet e mija qe permenda pak me lart. Edhe pse jam larg nepermjet rrjeteve sociale apo kontakteve me miqte e mi marr informacione vazhdimisht per zhvillimet e futbollit ne Shqiperi ne pergjithesi dhe per Vllaznine ne veçanti. Te drejtosh ekipin e Vllaznise eshte privilegj i madh per çdo shkodran dhe jo vetem. Ndoshta nje dite mund te behet realitet.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI