Flamurtari e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon të ri futbollistik, teksa u mposht me përmbysje 1-2 nga Luzi 2008, në duelin e vlefshëm për javën e parë të Kategorisë së Parë. Edhe pse vlonjatët kaluan të parët në avantazh, miqtë nga Kavaja, gjetën forcë për të përmbysur shifrat.

Pas përfundimit të sfidës, nuk kanë munguar ironitë therëse, teksa ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ka bërë një koment në faqen zyrtare të kuqezinjve, duke shkruar:

“Na kapën pa mendje sepse ne kujtuam që ata ishin Luzi i Vogël, në fakt paskan qenë Luzi i Madh, prandaj edhe humbëm. Ndeshjen e kthimit do u vemi me strategji të studiuar mirë”, shkroi Shpëtim Gjika.

Ne fakt starti i kampionatit nga vlonjatet ka ardhur ne menyren me te shemtuar te mundshme duke u mundur brenda ne fushen e tyre nga nje skuader si Luzi qe te pakten ne leter askush nuk e konsideron pretendente.