Vllaznia do te luaje ne Laç ne oren 16:00 ndeshjen e rradhes per kampionat. Nje sfide kjo e rendesishme per te dy ekipet.

Por nderkohe ne kete pragndeshje, ka dhene nje mendim ne lidhje me te edhe ish- trajneri i Vllaznise, gjermani Ulrih Shulze.

Permes nje komunikimi telefonik me mikun e tij ne Shkoder Armando Lohja i ka deklaruar atij se ndeshjen e sotme do ta fitoje Vllaznia.

Madje Shulze ka percaktuar edhe rezultatin e ndeshjes. Vllaznia do ta fitoie ndeshjen me rezultatin 1-0. Kjo do te ishte diçka shume pozitive per ekipin shkodran ne rrugen e tij drejt titullit kampion.

Gjermani ndonese pat qendruar vetem pak muaj ne Shkoder duke drejtuar Vllaznine, ka mbetur tifoz i kesaj skuadre edhe sot pas 15 vitesh prej largimit nga drejtimi i saj./Shkodra-Sport.Com/