HomeATLETIKEIzmir Smajlaj "lë sportin" në Turqi. Merr një post tjetër të rëndësishëm

Izmir Smajlaj “lë sportin” në Turqi. Merr një post tjetër të rëndësishëm

Atleti shkodran Izmir Smajlaj siç kemi bërë të ditur, prej disa kohësh ndodhet në Turqi.

Ai është duke u përgatit për Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në Stamboll më datë 17 të këtij muaji.

Por njëkohësisht, gjatë kohëve të pushimit, gjen kohë edhe të vizitojë kryeqytetin e këtij vendi, madje edhe të fotografohet në vende të ndryshe.

Më e bukura padyshim ka qenë veshja e tij si sulltan.

Një veshje që në fakt i shkon shumë dhe nuk të jep pastaj përshtypjen e një sportisti të shkëlqyer, Kampion Europe në fuqi.

Në vetvete Izmiri është “sulltan” ngaqë është më i miri i kontinentit por pikësynimi i tij është të vazhdojë sërish në rrugën e sukseseve.

Për këtë arsye po punon fort dhe rezultatet e para të këtij viti pritet të vijnë shumë shpejt.
© shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments