Edhe ditën e sotme ka vazhduar normalisht shitja e biletave në pikën pranë stadiumit “Loro Boriçi” që ka vendosur klubi Vllaznia.

Deri më tani, shitja ka shkuar më se e kënaqshme, ndërsa sa u përket tifozëve të Universitateas Kraiovës në “Loro Boriçi”, sipas burimeve të “Shkodra Sport”, është konfirmuar që do të jenë diku tek 200-250 tifozë. Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë mbrëmjen e nesërme.

Biletat variojnë nga 2-mijë lekë të vjetra në 30-mijë lekë të vjetra. Një biletë në tribunën pas porte kushton 2-mijë lekë të vjetra. Poashtu, një biletë në tribunën D kushton 5-mijë lekë të vjetra.

Bileta në tribunën qendrore A dhe B kushtojnë 10-mijë lekë të vjetra. Poashtu, një biletë në tribunën VIP kushton 30-mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, biletat për sektorin e skuadrës mike, do të kushtojnë 2-mijë lekë të vjetra.
Maringlen ZHIVANI