Pas ndeshjes që Vora fitoi 4-2 përballë Besës, sulmuesi Jasmin Raboshta, i cili shënoi dopietë dha një prononcim për MCN TV.

“E rëndësishme ishte ta nisnim ndeshjen e parë me fitore dhe ia arritëm qëllimit. Nuk ka rëndësi kush shënon. Synimi im kryesor është që të ndihmoj ekipin që të ngjitet në Superiore, me ndihmën e zotit. Shpresoj që Vllaznia të kapë 4 vendet e para, ndërsa Vora të kapë Superligën”, u shpreh 33-vjeçari.

-Kë shikon skuadrën më agresive? Elbasanin, Flamurtarin apo ndonjë tjetër?

Nuk ka ekipe të mëdha apo të vogla. Nënvlerësimi i ekipeve të vogla është shumë gabim që mund të ndikojë shumë. Të gjitha ekipet janë njësoj dhe ndeshjet duhet merren njëra pas tjetrës.