Kategoria Superiore do të rikthehet në fundjavë për të luajtur javën e 27-të. 5 ndeshjet e radhës do të luhen në dy ditë, ndërsa spikat sfida Laçi-Vllaznia, ndeshje direkt për titullin kampion. Ky takim do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00. Të shtunën po në orën 13:00 do të luhen edhe ndeshjet, Apolonia-Teuta dhe Skënderbeu-Tirana.
Ditën e diel, Superliga do të rikthehet me 2 takimet e tjera. Kastrioti do të përballet me Kukësin në shtëpi, ndërsa Partizani do të presë Bylisin në “Elbasan Arena” në orën 16:00. 5 ndeshje të forta që pritet të “ndezin” edhe më shumë Kategorinë Superiore.
Kategoria Superiore/ Java e 27-të
E shtunë
Laçi-Vllaznia Ora 13:00
Apolonia-Teuta Ora 13:00
Skënderbeu-Tirana Ora 13:00
E diel
Kastrioti-Kukësi Ora 13:00
Partizani-Bylis Ora 16:00