Sot, Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së katërt me dy ndeshje interesante.Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit, do të luhet dueli Laçi-Bylis.

Kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kërkojnë kthesën teksa në tre javë kanë koleksionuar një fitore dhe dy humbje radhazi, e njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e Arian Bellait, të cilëve u mungon fitorja që në javën e parë të kampionatit, pikërisht ndaj Kastriotit.

Në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet sfida Partizani-Erzeni.

Të kuqtë e Xhovani Kolelës synojnë fitoren e katërt radhazi dhe kërkojnë të ruajnë këtë ecuri të rezultateve pozitive në këtë start të kampionatit, ndërsa shijakasit e Xhevahir Kapllanit e kanë nisur sezonin me rezultate pozitive dhe sot ndaj “demave” të kryeqytetit kanë një provë force.

Ndeshjet e sotme:

Laçi- Bylis 15:00

Partizani- Erzeni 17:45