Veleçiku pas largimit te Dritan Smajlit ka mbetur pa trajner, megjithate deri ne nisjen e pergatitjeve per sezonin e ri ka ende kohe dhe si rrjedhoje drejtuesit e tij nuk po nxitohen ne gjetjen e pasuesit te lezhjanit per kete post.

Gazeta “Shkodra Sport” beri te ditur nje dite me pare se nje kandidature e forte per pankinen koplikase ishte trajneri i saj i para dy sezoneve, Haris Lika.

EMRI/ Veleçiku gati për emërimin e trajnerit të ri

Por nderkohe diten e sotme, gazetari i njohur sportiv Bashkim Ramekaj qe ndodhet shume prane kesaj skuadre, ka bere te ditur se perpos Haris Likes, ka edhe nje kandidature tjeter per postin e trajnerit te Veleçikut.

Behet fjale per Besnik Dulin. Trajneri i shume viteve ne krye te kesaj skuadre dhe njekohesisht i shume sukseseve, mund te rikthehet pas disa vitesh serish ne kete post tek skuadra e qytetit te tij per te cilen ka dhene mjaft e njekohesisht edhe sakrifikuar.

Kush do jete trajneri i ri, Besnik Duli apo Haris Lika? Pergjigjen per kete do ta japin kryebashkiaku- presidenti Tonin Marinaj dhe drejtori sportiv Nuri Rexha brenda pak ditesh./SHKODRA-SPORT.COM/