Matthijs de Ligt ka qenë njëri prej futbollistëve më të lavdëruar në javët e fundit. Por, në gjysmëfinalen e dytë mbrëmë, De Ligt dhe Ajaxi i tij u eliminuan nga Liga e Kampionëve prej Tottenhamit.

Goli i vonshëm i Lucas Mouras ia dhuroi Tottenhamit kualifikimin në finalen e Evropës, ndërkaq Jose Mourinho mendon se De Ligt ishte fajtor për këtë humbje.

Image

Ish-trajneri i Manchester Unitedit e ka kritikuar De Ligt dhe partnerin e tij në mbrojtje, Daley Blind për gabime ‘fillestare’ në ndeshjen e zhvilluar në Amsterdam.

Derisa klubet e mëdha si Barcelona, Juventus dhe Manchester United e kërkojnë De Ligt, Mourinho beson se ai ende ka për të mësuar gjëra në nivele të larta.

“Nganjëherë ju duhet të shkoni kundër filozofisë tuaj për të fituar në një ndeshje futbolli”, tha Mourinho për “beIN Sports”.

“Ajaxi kishte probleme në sulm, por edhe në mbrojtje ku Blind dhe De Ligt kanë bërë disa gabime”, vlerësoi Mourinho.

Image

 

“Gjëja fillestare që duhet të bëni kur jeni në avantazh është ta mbani balancën gjatë gjithë kohës – dhe kjo fillon me vijën e mbrojtjes”, tha trajneri portugez në mes të tjerash.