HomeBOKSJurgen Uldedaj triumfon në Londër, boksieri kuqezi fiton me knock out teknik

Jurgen Uldedaj triumfon në Londër, boksieri kuqezi fiton me knock out teknik

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka triumfuar në debutimin e tij në Londër përballë rivalit të tij, Bruno Igor Hong. Kjo mbrëmje magjike boksi u transmetua live në Oversport dhe platformën Tibo

Përballja nisi e luftuar nga të dy boskierët, me argjentinasin që fillimisht tenoti të godiste Uldedaj, por shqiptari u mbrojt mjaft mirë. Në raundin e katërt, boksieri kuqezi arriti të fitonte këtë takim me kock out teknik, pasi Hong u tërhoq.

Boksieri kuqezi ka arritur të marrë fitoren e tij të 15-të, në po aq ndeshje të zhvilluara nga 25-vjeçari. Gjithashtu, Uldedaj i shkaktoi humbjen e nëntë rivalit të tij Bruno Igor Hong.

Padyshim qe karriera e Uldedajt po shkon ne menyren e duhur dhe si rrjedhoje nga ndeshja ne ndeshje po rritet edhe ne renditjen boterore duke pretenduar gradualisht qe te arrije majat.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments