Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventusi me spektakël kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi me spektakël kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Frosinones me rezultat 4-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshje, duke fituar penallti që në minutën e nëntë.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Arek Milik që shënoi për 1-0, duke e mposhtur portierin Michele Cerofolini.Në minutën e 38-të erdhi edhe goli i dytë, kur Weston McKennie asistoi te Milik që shënoi për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, pas një gabimi në mbrojtjen mysafire, Milik kompletoi het-trikun duke shënuar për 3-0.Në minutën e 61-të, ishte radha e sulmuesit të ri turk, Kenan Yildiz, i cili përfitoi nga asistimi i McKennie për të shënuar për 4-0.

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë, ku Juventusi kalon tutje dhe do të takohet me Lazion. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments