Me 5 fitore dhe një humbje e kanë nisur boksierët e rinj të Vllaznisë kampionatin kombëtar të kësaj grupmoshe që po zhvillohet që nga dita e djeshme në Shkodër. Dita e parë ka dhuruar sfida shumë interesante që janë shoqëruar me triumfin e boksierëve shkodranë në shumicën e dyluftimeve. Kështu Ersad Hysaj (49 kg) ka fituar me një boksier të Flamurtarit, Dritan Manaj (60 kg) ka humbur ndaj një boksieri të Teutës, Erald Muhja (64 kg) ka fituar me një boksier të Tomorit, Marjan Vashja (69 kg) ka fituar me një boksier të Apollonisë, Medi Zeneli ka fituar me një boksier të Teutës dhe Arnaldo Duka ka fitu me një boksier të Teutës. Këto fitore të ditës së parë, pritet të shoqërohen edhe më të tjera në ditën e dytë në mënyrë që pastaj të afrohet pranë titullit kampion në finalet që do zhvillohen paraditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Përgatitjet e bëra nga sportistët shkodranë kanë qenë në nivelin e duhur dhe tashmë po merren frutet e kësaj përgatitjeve.