Humbja me Kukësin në shifrat 0-1 ditën e sotme ka komplikuar shumë pozitat e Kamzës në kampionat.

Nga ‘hirushja’ dhe surpriza e këtij kampionati tashmë në 8 javë nga fundi, ekipi i drejtuar nga Ndreu rrezikon me të vërtetë qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe për vitin tjetër.

Vllaznia është vetëm një pikë prapa.

Ndërsa Teuta është 4 pikë. Distanca totalisht të rikuperueshme në këto javë të mbetura të kampionatit.

Kamza tashmë duhet të gjejë forcat dhe të reagojë si edhe të përfitojë nga përballja direkte që do kenë këtë javë Teuta dhe Vllaznia në Durrës në mënyrë që të krijojë edhe një herë një distancë sigurie nga shkodranet dhe durrsaket.