Java e dytë e kampionatit të Superligës ka dhuruar përballjen Kamza- Partizani. Në opinionin sportiv ka filluar të qarkullojë ideja se ky takim do të fitohet nga të kuqtë.

Madje jo vetëm ky por edhe tre të tjerët që do të ndeshet ndaj këtij ekipi në kampionatin e sivjetëm.

Arsyeja është e thjeshtë: Ky është “shpërblimi” që Kamza do t’i japë Partizanit për atë tolerim që ai i bëri në javën e fundit të kampionatit të kaluar kur fitoi 1-0, rezultat me të cilin Vllaznia e pësoi duke rënë nga kategoria.

A do të ndodhë vërtetë kështu në përballjet Kamza- Partizani të këtij sezoni?

Trajneri i Partizanit Skënder Gega është pyetur për këtë gjë nga gazetarët në konferencën e shtypit të pragndeshjes dhe ai është “betuar” për luftë të fortë sportive. Të ndodhë vërtetë kështu? Të presim!
© shkodrasport.com