Shqipëria U-17 që për herë të parë u drejtua nga trajneri Elvin Beqiri, mori pjesë në turneun “Mercedez Benz Cup”.I mbajtur në Turqi, ishin 8 Kombëtaret pjesëmarrëse: Turqi, Spanjë, Angli, Moldavi, Shqipëri, Maqedoni, Rusi, Azerbajxhan.

Kuqezinjtë e vegjël patën fatin e keq për të qenë në grupin e fortë, me Turqinë që u shpall fituese dhe Anglinë që fitoi vendin e tretë.Ndaj të parës, Shqipëria hunbi me rezultatin 3-1, ndërsa me anglezët në shifrat 2-0. Gjithsesi një fitore do të vinte për Kombëtaren tonë, që ia doli ndaj Moldavisë në shifrat 2-1.

Në 2 nga 3 golat e shënuar nga Shqipëria gjatë këtij turneu, realizuesi ishte lojtari me origjine nga Vermoshi Mario Mitaj. Me shiritin e kapitenit në krahë te kuqezinjtë ashtu si te akademia e AEK, Mitaj ka dhuruar një perlë nga goditja e dënimit ndaj Moldavisë.

Së fundmi, në Turqi raportojnë se skautë të Bajernit, Dortmundit, Shtutgartit dhe klubeve të Premier League, kanë qenë të pranishëm në këtë turne. Emrat konkretê nuk jepen nga mediat turke, megjithatë nëse ka një element nga Shqipëria U-17 që i lejohet të shfrenoj fantazinë, ai është Mitaj. /Shqiperia.ch/