Murlani ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ndaj Gramshit duke siguruar triumfin e dyte ne kete kampionat dhe duke iu larguar disi fundit te renditjes. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit, ai ka triumfuar me rezultatin 4-3 ndaj Gramshit.

Nje ndeshje me plot gola dhe raste per te dy ekipet, por ne fund kane triumguar djemte e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj. Ata kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e pare me anet ete futbollistit Ari Djepaxhia.

Por nuk kane kaluar me shume se 5 minuta dhe Zogu ka barazuar per miqte. Megjithate Senad Lekaj do te reagonte dhe ne minuten e 11-te do te shenonte golin e dyte per Murlanin duke e kaluar serish ne avantazh Murlanin, por vetem per pak kohe.

Kjo sepse Jimenez do te barazonte pe Gramshin ne minuten e 22-te dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-2. Ne te dyten do te vijonte seriali i golave. Fillimisht do te ishin vendasit qe do te shenonin dy njeri pas tjetrit.

Fillimisht me ane te Djepaxhise qe do te shenonte golin e dyte personal ne kete takim e me pas me brazilianin Henrique. Ndonese Latifi do te shenonte golin e trete ne minuten e 68-te por qe nuk vlejti per asgje sepse Murlani do ta fitonte krejt ndeshjen me rezultatin 4-3.

Me kete fitore, ai eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe mban vendin e nente ne renditje. Megjithate kjo fitore sigurisht qe nuk mjafton per Murlanin qe duhet te vazhdoje te fitoje per te siguruar kesisoj objektivin e tij sezonal./SHKODRA-SPORT.COM/