Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të kategorisë së dytë. Në këto ndeshje spikat fitorja e dytë rradhazi e ekipit të Veleçikut të Koplikut. Në ndeshjen e luajtur në fushën e kompleksit sportiv “Duli”, koplikasit kanë fituar me rezultatin 2-0. Me këtë fitore, ata janë ngjitur në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të plota- 6 dhe konsiderohen ndër ekipet pretendente për t’u ngjitur në kategorinë e parë.

Sakaq po për grupin A, ka luajtur edhe Ada dhe sërish në Velipojë. Por këtë herë ka qenë e pafat. Ndonëse Albert Kaçi ka shënuar sërish, goli i tij nuk ka mjaftuar për fitore sepse në fund ka triumfuar Kukësi që ka fituar 4-1. Drejtuesit velipojakë janë të habitur me atë çfarë ndodhi në këtë ndeshje sepse rastet i krijuan ata ndërsa golat i shënuan kukësianët.
© shkodrasport.com