HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKërkohet rikthimi te fitorja ndaj Erzenin, Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Kërkohet rikthimi te fitorja ndaj Erzenin, Vllaznia nxjerr në shitje biletat

Vllaznia ka hedhur prapakrahëve humbjen me Kukësin dhe ditën e premte do të sfidohet me Erzenin në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Shkodranët kanë patur kohën e mjaftueshme për të rifituar energjitë për 8 ndeshjet e mbetura.

Kuqeblutë do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të tentuar edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Një duel mjaft delikat, me drejtuesit që kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.

Për këtë kanë nxjerrë në shitje që sot biletat, ndërsa kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Gjithashtu janë zbuluar edhe vendet ku do të mund t’i sigurojnë biletat për ditën e ndeshjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments