Opinion nga Aleksandër Kaçi
Ndeshjet mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, nisur nga tradita por dhe futboolistët që këto klube i kanë dhënë futbollit shqiptar, vazhdimisht kane tërhequr interesimin e opinionit futbolldashës shqiptar e në veçanti atij shkodran. Edhe ndeshja e djeshme mes këtyre dy ekipeve dallohej qartë se kishte fituar interesimin e duhur. Spektatori ishte në stadium dhe priste shkëndinë e rezultateve nge ekipi i zemrës për t’iu afruar dhe më shumë.
Edhe drejtuesit e klubit e kishin vleresuar ne maksimum kete takim dhe infrastruktura ishte ne lartesinë qe kerkonte kjo ndeshje e rendesishme. Me fillimin e lojes e minutat ne vazhdim, te bente për vete grinta e futbollisteve te Vllaznise te cilet po mundoheshin maksimalisht per te mposhtë kundershtarin. Por disa gjëra nuk shkonin mire tek loja e shkodranëve. Sidomos ne mesfushe e sulm. Lojtaret ishin caktuar ne funksione saqe nuk dinin se si te organizoheshin, te sulmonin rrezikshem e krejt keq te organizonin mbrojtjen nga kundersulmet e rrezikshme te lojtareve nga ma te miret e kampionatit si Muzaka e Memelli. Te kesh komoditetin te rreshtosh ne mesfushe Dragoin, Demen, Deliçin, Hajdarin me alternativa ne rastin e duhur te mesfushoreve shkaterrues si Nallbani e Belisha, besoj se per nje trajner profesionist eshte fat. Te kesh ne dispozicion 4 sulmues si Hysa, Rexha, Gjini e Guri qe çdo ekip do i deshironte shume, mendoj se per çdo trajner do ishte fat. Nuk duhet diskutuar pastaj portieri Vujadinoviç qe eshte nje garanci fatlume për skuadrën. Po keshtu dhe mbrojtja e cila jo vetem qe ka emra te medhenj por po gezon dhe nje forme e grinte shum te kenaqshme. Mjafton te kujtoj lojen shum te pelqyeshme te Begajt i cili me shumë sukses perballoi Muzaken apo lojen me shume karakter te Osmanit si nje lider i vertetë per ekipin. Ateherë çfara ndodhi qe keta lojtarë ne pjesen e pare nuk po gjenin veten megjithese po mundoheshin e leviznin shume? Trajneri e kishte ngaterru formacionin ne ate menyrë saqe futbollistet e Vllaznise ma shume sorollateshin sesa luanin nje futboll me koncept!!! Mesfusha ishte ndertuar e tille ku vetem Dragoi ishte ne pozicionin e tij. Hajdari luftonte ne sulm me deshiren per t’u ba sulmues tipik, gja qe nuk eshte i tille!! Delic duhej te luante e te organizonte nga krahu pasi ne qender kishte mbipopullim te Belishes, Nallbanit e Demes, te cilet nuk po dinin saktesisht si te organizoheshin. Dhe kjo rremuje taktike natyrisht qe e demtoi deshiren e grinten e ekipit per te shenuar, por dhe per te qene e kujdesshme prapa. Personalisht nuk i ve asnje faj qendres së mbrojtjes pasi ajo disa herë u gjend e vetme perballë kundersulmit Vlonjat. Golat erdhen nga gabime edhe individuale por kjo eshte krejt e arsyeshme te ndodh kur nga mesfusha e krejt ekipi ka nje çekuilibrim te tille. Dhe per kete, krejt faji ishte te gabimet foshnjarake te fomacionit te Duros. Krejt ndryshe Ishte pjesa e dyte. Dhe jo rastesisht loja e Vllaznise doli ne pah pas minutës së 60-të. Ekipi u ekuilibrua me kalimin e Deliçit ne qender e Hajdarit qe do sulmonte nga mesfusha. Dhe ndoshta te gjithë mendojme se ndodhi çudia qe Rexha beri gjithçka mire! Jo, ishte gjithë ekipi qe afroi shumë topa tek Rexha i cili u tregua dhe i sakte. Dhe nese dje morem nje barazim, ky eshte dhe nje dush i ftohte dhe per trajnerin Duro. Forca e jashtezakonshme e karakterit qe treguan Vujadinoviç, Begaj, Osmani, Smajli, Deliç, Dragoi, Hajdari por dhe Rexha, flasin shume dhe ngrene dhe akuze per trajnerin per piket e deritanishme. Z. Duro besoj se e di vetë e duhet ta dije në fakt se lojtaret jane te specializuar e japin ma shume nga vetja e tyre ne pozicionet per te cilat jane specializuar gjithë jeten. Sulmi behet me sulmues dhe jo me improvizime, po keshtu mesfusha e gjithë pozicionet e tjera. Ndeshjet fitohen por dhe mund te humben e barazohen por futbolli nuk mund t’i ndryshoje konceptet. Aq ma shume per hater te njerezultati apo perfshirjes ne loje te nje lojtari qe se meriton. Vllaznia ka ne dispozicion 4 sulmues dhe një apo dy ma te miret e tyre duhet te jene ne sulm. Treshja e mesfushes, Dragoi, Deliç ne qender i avancuar e Hajdari, eshte per t’u patur zili me 3 alternativat mbrapa si Dema, Belisha, Nallbani te gatshme per te zgjedhur. Pastaj mund te flasim me gojen plot per nje mbrojtje shumë te mire e portier superior. Pra, Vllaznia ka shumë per te qene ekip i forte e konkurrues. E sidomos te prodhoje loje e cila po mungon ne menyre te pajustifikushme z. Duro. Ndaj mendoj se para se te flasesh per gabimet e lojtareve, më mirë do ishte te flasesh e te reflektosh shume dhe per pergjegjesit e gabimet e tua z. Duro.