“Ndihmo edhe ti” ishte projekti i rradhës organizuar nga ekipi i KF Bashkimit me trajner Ervin Alushin. Ky projekt shumë interesant synon rritjen e mbështetjes ndaj komunitetit në nevojë, duke i suportuar ata me pako ushqimore dhe nevoja të tjera jetësore. Këtë nismë shumë të veçantë, përveç trajnerit të KF Bashkimit Ervin Alushi, vendosën ta mbështesin me të gjitha mundësitë edhe persona të tjerë që kishin dëshirë të kontribuojnë.

Në fakt, trajneri Alushi ka spikatur jo vetëm në punën pasionante që ai bën prej vitesh me futbollistët e grupmoshave të KF Bashkimi, por edhe për nismat e tjera në jetën e përditshme sociale dhe i tillë ishte edhe projekti i rradhës që ai me klubin e tij ka ndërmarrë për ndihmën e familjeve në nevojë.

Kujtojmë këtu që, ekipi i KF Bashkimit është ngritur vitet e fundit dhe në të janë inkuadruar mbi 50-fëmijë të grupmoshës 9 deri në 15-vjeç. Me këto projekte dhe ndihma, ky ekip ka krijuar një shembull pozitiv në komunitet, duke nxjerrë në pah vlerat pozitive. /Maringlen ZHIVANI/

Ndihmo Edhe Ti!

Ishte ky projekti i rrashës tek ekipi jonë ku 52 familje do të ndihmohen nga krijimi i pakove ushqimore, të krijuara nga sponsori, fëmijët dhe persona të tjerë që u përfshinë në këtë projekt.

Zoti ju shtoftë të mirat! Zoti ju dhashtë mbarësi dhe Zoti i ruajt të gjithë bashkë me familjet e tyre!

E PAKTA NGA JU MUND TE JETE SHUME E MADHE TEK ZOTI!