Dita e nesërme do të dhurojë një ndeshje interesante, të vlefshme për kampionatin e moshave, atë të 19-vjeçarëve, në mes Akademisë së Futbollit dhe Shkodrës.

Kështu, 19-vjeçarët e Shkodrës, do të zhvillojnë ditën e nesërme ndeshjen e rradhës ndaj Akademisë së Futbollit në transfertë, teksa ekipi shkodran do synojë fitoren e rradhës, pas asaj të javës së kaluar ndaj Laçit.

Ndeshja e nesërme, pritet me interes nga të dy ekipet, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të forta, që edhe në tabelën e klasifikimit, renditen me pikë të barabarta.

Skuadra e 19-vjeçarëve të Shkodrës, që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi, është një skuadër, e cila mundohet të luajë bukur futboll dhe që në rradhët e së cilës ka lojtarë me cilësi të mira. Nesër ata presin të marrin një fitore, por kryesisht do synojnë që të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë.

Deri më tani, trajneri Rudi Piraniqi, ka krijuar një ansambël që luan bukur futboll dhe padyshim që ndeshje pas ndeshje priten edhe rezultatet pozitive. Ndeshja e nesërme, Akademia e Futbollit-Shkodra U19, do të luhet në Kamëz, duke nisur nga ora 12:00.
Maringlen ZHIVANI