Shqipëria e femrave është ngjitur me tre pozicione më shumë në renditjen e FIFA-s. Vajzat kuqezi janë ngjitur nga vendi i 74-t për të shkuar në vendin e 71-t, duke ja kaluar kombëtareve si Fixhi, Guinea Ekuatoriale dhe Peruja.

Ky është një lajm i mirë për Kombëtaren e femrave qe drejtohet nga Armir Grima në prag të grumbullimit në sfidat e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2023, që do t’i luajë përballë Polonisë dhe Norvegjisë.

Kështu Shqipëria e femrave i është afruar dhe renditjes që ka Kombëtarja e meshkujve, e cila drejtohet nga Edi Reja. Shqipëria e meshkujve ndodhet në vendin e 66-të dhe tani vajzat kuqezi ndodhen vetëm 5 vende larg.

Duhet permendur fakti qe niveli i futbollit te femrave ne vendin tone po vjen duke u rritur nga viti ne vit dhe perpos kombetares, natyrisht qe spikat ne rang klubesh Vllaznia e cila sivjet tenton te hyje per here te trete ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes.