Kombëtarja e futbollit të femrave është përmirësuar në klasikifimin e FIFA-s. Në azhornimin e fundit nga FIFA, vajzat kuqezi ndodhen në vendin e 70-të në renditjen e muajit dhjetor, duke u ngjitur me 5 pozicione nga ajo e gushtit.
Fitorja 4–0 me Qipron në Shkodër për kualifikueset e Botërorit i dha pikë Kombëtares së Armir Grimës. Njëkohësisht kjo edhe fitorja më e thellë e kombëtares së femrave, e cila në mars mposhti 1-0 Qipron edhe në transfertë, duke e mbyllur grupin në vendin e parafundit.
Një hap para për vajzat kuqezi, që kanë rritur ndjeshëm cilësinë dhe tashmë ambiciet janë rritur. Kjo është renditja më e mirë prej vitit 2014, ku ishim në vendin e 61-të. Kosova renditet në vendin e 109-të.
Sa i përket dhjetë vendeve të para, nuk ka pasur ndryshime, përjashtu Japoninë që ngjitet në vendin e 10-të, duke lënë poshtë Norvegjinë. Kryeson SHBA, ndjekur nga Gjemania, Franca dhe Holanda. Suedia ndodhet në vend të pestë, Anglia e gjashta.
Ajo që bie në sy është Australia dhe Kanadaja, në vendet 7 dhe 9, teksa në futbollin e meshkujve as kanë arritur ndonjëherë në top 20 e jo në 10 vendet e para. Brazili në vendin e tetë plotëson top 10.