Vllaznia dhe Laçi janë ndeshur 52 herë mes tyre në historinë e kampionateve shqiptare. Padyshim që bilanci flet në favor të shkodranëve të cilët kanë fituar gjysmën e këtyre takimeve të luajtura.

Por duhet thënë se kurbinasit nuk kanë qëndruar pasiv sepse kanë arritur të fitojnë plot 21 herë, teksa sidomos në këto vitet e fundit ata kanë dominuar ndaj shkodranë.

Ata kanë qenë gjithnjë një kundërshtar i vështirë për kuqeblutë sidomos në fushën e tyre por në jo pak raste edhe në Shkodër. Ndërkohë vetëm 5 ndeshje të luajtura mes tyre janë mbyllur në barazim, që do të thotë se asnjëri prej ekipeve nuk e preferon atë, por kërkon gjithnjë të luajë në sulm.

Sa i takon golaverazhit, udhëheq edhe këtu Vllaznia që ka shënuar 71 gola përballë 55 golave që ka shënuar Laçi. Përballja e së shtunës në Shkodër mes tyre pritet me shumë interes.

Ja bilanci i plotë i ballafaqimeve Vllaznia- Laçi në historinë 29 vjeçare të përballjeve në mes tyre (në kllapa janë autorët e golave për ekipin shkodran):

20.10.1991 Vllaznia- Laçi 3-1 (A.Noga, R. Bisha, B. Gruda)

04.03.1992 Laçi- Vllaznia 0-0

25.10.1992 Laçi- Vllaznia 1-1 (R. Bisha)

18.04.1993 Vllaznia- Laçi 2-1 (E. Martini, A. Halili)

16.10.1993 Laçi- Vllaznia 0-2 (S. Lici 2)

12.03.1994 Vllaznia- Laçi 1-0 (E. Martini)

09.11.1994 Laçi- Vllaznia 3-1 (H. Dedja)

15.04.1995 Vllaznia- Laçi 1-0 (S. Lici)

16.12.1995 Vllaznia- Laçi 2-1 (A. Premçi, G. Çoçja)

04.05.1996 Laçi- Vllaznia 2-0

07.09.1996 Vllaznia- Laçi 1-0 (A. Cungu)

15.11.1997 Vllaznia- Laçi 1-0 (V. Sinani)

25.04.1998 Laçi- Vllaznia 0-0

19.09.1998 Laçi- Vllaznia 0-1 (A. Xhahysa)

20.02.1999 Vllaznia- Laçi 2-0 (U. Kotrri, V. Sinani)

23.10.2004 Vllaznia- Laçi 7-0 (H. Salihi 3, J. Ziambo, E. Hoti, Abilio 2)

18.12.2004 Laçi- Vllaznia 1-7 (H.Salihi 3, Lici, E. Kraja, V. Sinani, Samarxhi aut)

05.03.2005 Vllaznia- Laçi 8-0 (V. Sinani 3, Abilio 2, Lici, Teli, Belisha)

14.05.2005 Laçi- Vllaznia 1-2 (Abilio 2)

24.10.2009 Laçi- Vllaznia 3-1 (F. Kasapi)

31.01.2010 Vllaznia- Laçi 1-2 (B. Bala)

21.03.2010 Vllaznia- Laçi 1-0 (E. Kraja)

12.09.2010 Vllaznia- Laçi 2-1 (V. Sinani, N. Shtubina)

11.12.2010 Laçi- Vllaznia 0-1 (O. Gocaj)

16.04.2011 Laçi- Vllaznia 1-3 (V. Sinani, O. Gocaj, N. Shtubina)

10.09.2011 Vllaznia- Laçi 3-1 (Xh. Sukaj 3)

10.02.2012 Laçi- Vllaznia 1-0

07.10.2012 Vllaznia- Laçi 1-0 (K. Dragoi)

17.03.2013 Laçi- Vllaznia 2-1 (J. Gjini)

28.09.2013 Vllaznia- Laçi 3-0 (A. Hajdari, T. Bushiç 2)

22.12.2013 Laçi- Vllaznia 3-0

23.03.2014 Laçi- Vllaznia 0-2 (Shtubina, Kruja)

06.10.2014 Laçi- Vllaznia 3-0

13.12.2014 Vllaznia- Laçi 1-0 (Sosa)

04.03.2015 Laçi- Vllaznia 1-0

09.05.2015 Vllaznia- Laçi 0-1

27.09.2015 Vllaznia- Laçi 0-1

02.12.2015 Laçi- Vllaznia 2-0

27.02.2016 Vllaznia- Laçi 0-0

30.04.2016 Laçi- Vllaznia 3-2 (Nimani 2, Cetkoviç/ Marku, Dibra)

17.10.2016 Vllaznia- Laçi 1-2 (Shtubina/ Toska, Lulaj)

14.12.2016 Laçi- Vllaznia 1-0 (Aquino)

12.03.2017 Vllaznia- Laçi 1-0 (Bakaj)

15.05.2017 Laçi- Vllaznia 3-0 (Vucaj, Qaqi, Mensah)

30.09.2017 Laçi- Vllaznia 2-0 (Xhixha

03.12.2017 Vllaznia- Laçi 1-2 (E.Hasani)

28.02.2018 Laçi- Vllaznia 1-0

29.04.2018 Vllaznia- Laçi 1-0 (Xh.Sukaj)

24.08.2019 Vllaznia- Laçi 1-0 (Hygor)

27.10.2019 Laçi- Vllaznia 3-0

25.01.2020 Vllaznia- Laçi 0-0

07.06.2020 Laçi- Vllaznia 5-2 (S.Zogaj, G.Lika)

Totali: 52 ndeshje, 26 fitore Vllaznia, 5 barazime, 21 fitore Laçi. Golaverazhi: 71 gola të shënuar Vllaznia, 55 gola të shënuar Laçi.