euta arriti të barazonte në minutën e 99-të ndaj Vllaznisë në një ndeshje tepër të bukur. Mbrojtësi i Teutës, Blerim Kotobelli, ia “faturon” meritën e barazimit forcës së grupit, që sipas tij shpërqendruan me sukses mbrojtjen e Vllaznisë.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Kotobelli ka treguar pse besoi deri në fund te barazimi, por thekson se Teuta mund të shënonte që në fillim. Ndërkohë, mbrojtësi në fund ka dhe një koment për momentin e golit.


Çfarë ju ndihmoi më së shumti për të marrë atë barazim të vuajtur me Vllazninë?

Hymë në fushë tepër të motivuar dhe kjo na bëri që mos të dalim pa pikë. Ne gjatë pjesës së parë bëmë presing shumë lart dhe ishim dy herë pranë golit. Pas golit që pësuam, u treguam të zotët për të ruajtur qetësinë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, pati momente kur e dominuam kundërshtarin.

Besoj se forca ekipore na ndihmoi mjaft për të barazuar. Sa herë që luanim në afërsi të zonës dhe herë larg saj, duke menduar për aksione individuale ose krosime. E shpërqendruam disi mbrojtjen e Vllaznisë. Gjithsesi, loja nga krahët dhe forma e mirë fizike na ndihmuan për të barazuar.

Kishit besim se nuk do të dilnit pa gjë nga ajo ndeshje?

Po. Në minutat pas golit të Vllaznisë, besoja. T’i shënosh gol një ekipi që ishte tërë kohësmbrapa, është diçka pozitive. Duhej shumë durim dhe qetësi. Ne e patëm dhe u shpërblyem. Nëse do të ishim tensionuar, s’do të kishim zgjidhur gjë.


Te Vllaznia shprehen se duhet të anulohej goli i Teutës sepse ju vinit nga pozicioni jashtë loje dhe morët pjesë në aksion. Ç’mendim keni?

Një klub nuk duhet të merret me arbitrat, por të urojë kundërshtarin për ndeshjen. Unë kam eksperiencën e duhur dhe s’kam dëshirë të bëj debate nëse ishte apo nuk ishte. Gjithçka u mbyll në fushë, aty ku folëm. Nuk besoj se është mënyra e duhur për të mbyllur një ndeshje kaq emocionuese.


A është gati Teuta për duelin ndaj Dinamos?

Nuk ka ndeshje të lehta, pasinë Superiore çdo rival është i rrezikshëm. Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga sfida si ajo me Vllazninë dhe po mundohemi të jemi gati për në fundjavë. Pas një jave të mirë si ajo e kaluara duhet të marrim tri pikët.


Teuta dhe Dinamo vijnë në këtë ndeshje pas momenteve jo të mira. Sa ua vështirëson kjo dhe a besoni te fitorja?

Sigurisht, për të dyja ekipet është një situatë pak e vështirë.Unë mund të flas për ekipin tim, jo Dinamon. Pavarësisht rezultateve jo të mira, në ekip mbizotëron besimi, entuziazmi, që na jep shpresë për ndeshjen eardhshme.