Boksieri shkodran Kristian Demaj më në fund ka arritur fitoren e tij të parë në boksin gjysmëprofesionist. Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në ringun e Polonisë, ai ka fituar ndaj boksierit vendas Tomas Kovalski. Në fakt ka qenë një sfidë shumë e fortë dhe të gjithë prisnin fitoren e boksierit vendas, ngaqë rezultati I ndeshjes në mes ekipit polak dhe atij Meksiko Guerreros ku bën pjesë shkodrani, në ato momente ishte 3-1 në favor të vendasve. Megjithatë Demaj ka bërë që të gjithë parashikimet të prishen. Boksieri ynë, I cili pikërisht dje ka festuar edhe 23 vjetorin e lindjes, ia ka bërë edhe më të bukur vetes dhe familjes së tij këtë ditë. Njëkohësisht edhe një emri tjetër të shquar të boksit shkodran dhe atij shqiptar, Jetmir Kuçit. Ky I fundit prej kohësh është kthyer në trajnerin e tij personal, madje ka udhëtuar bashkë me Demën edhe në Poloni duke qenë pranë tij në ring. Jo më kot, vetë boksieri fitues, suksesin e djeshëm ia ka dedikuar atij. Për të, kjo ka qenë ndeshja e gjashtë në boksin gjysmëprofesionit teksa për të dytin  sezon me rradhë është pjesë e ekipit Meksiko Guerreros dhe njëkohësisht fitorja e parë për të. Sigurisht jo e fundit sepse tashmë morali për të është edhe më I lartë dhe natyrisht që edhe kundërshtarët do ta shohin me një sy tjetër. E rëndësishme është që Kristian Demaj ka filluar të jetë I suksesshëm në ringun profesionist përballë boksierëve më me emër të botës.

Gjergj KOLA