Trajneri i matjanëve Samuel Nikaj është ndjerë i mërzitur teksa është shprehur në llogarinë e tij në facebook se “kjo situatë ta shpif”.

Megjithëse ai nuk përmend emra me sa kuptohet tifozë të caktuar e kanë shqetësuar me komente. Po vetëm pak minuta pas postimit të tij ka reaguar kryebashkiaku i Matit Agron Malaj. Ai ka deklaruar se “do ta arrijmë objektivin”.

Më postimin e tij Nikaj shkruan: “Kam kuptu diçka, pas 16 viteve në zanatin e tranjerit: Në futboll nuk ka mirënjohje, pas disa titujsh si kampion, pas 10 fitoresh rresht, pas 22 ndeshjesh pa humbje mjaftojnë 2 a 3 ndeshje pa fitore dhe je njeriu më i sharë, kjo situatë ta shpifff…”

Ndërsa kryetari i bashkisë Malaj pasi e pyet se kush e ka shqetësuar shprehet se objektivi do të arrihet deri në fund të sezonit.

“Kush të ka mërzit, je më i miri, ec përpara siç po ecën dhe do ta arrijmë objektivin”, shkruan numri një i bashkisë Mat.