Elmir Lekaj është largimi i parë nga Vllaznia. Mbrojtësi i djathtë shkodran është prezantuar dje nga klubi i Superligës kosovare, Arbëria.

Lekaj është prodhim i akademisë Vllaznia, por mungesa e hapësirave në këtë sezon, ka bërë që lojtari të largohet për t’u aktivizuar në Kosovë.

Ndërkohë, “Panorama Sport” zbulon se një emër me peshë i Vllaznisë mund të transferohet gjithashtu në kampionatin kosovar.

Bëhet fjalë për mesfushorin Behar Ramadani, i cili ka disa oferta tunduese. Megjithatë, më afër marrëveshjes me shkodranin duket se është Drenica e trajnerit Bledar Devolli.