Vllaznia do te luaje te henen ndaj Partizanit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne prag te ketij takimi, eshte prononcuar per mediat mesfushori Ardit Krymi i cili siç dihet eshte autor edhe i te vetmit gol qe kuqeblute kane shenuar ne dy ndeshjet e zhvilluara ndaj te kuqve kete sezon.

“Situata pas ndeshjes me Kukesin duket shume e mire sepse me lojen qe zhvilluam, merituam me shume se nje pike. Nuk na munguan rastet per shenim por serish nuk arritem t’i shfrytezojme si duhet ato”- ka thene Krymi ne lidhje me takimin e kaluar ndaj Kukesit.

Ai natyrisht qe eshte ndalur edhe tek takimi i rradhes, ai qe do te luhet te henen ndaj Partizanit per te cilen thote: “Ne do te futemi ne fushe vetem per tri pike. Ky eshte objektivi yne i vetem. Ne kemi nevoje per pike, nisur edhe nga pozicioni ku ndodhemi ne renditje.

Ne ndeshjet e luajtura ne Shkoder jemi ndeshkuar nga episode te vogla, ndonese kemi bere me shume volum loje por kemi shperdoruar raste dhe bere gabime elementare. Kjo te vjen me teper keq nderkohe qe jashte fushe kemi qene me racional dhe jemi treguar me te kujdesshem.

Ndaj Partizanit nuk na kenaq as barazimi, pavaresisht çfare mund te sjelle loja. Ne nuk e meritojme ate vend ku ndodhemi aktualisht dhe mendoj se kemi per t’iu bashkuar shpejt skuadrave te tjera qe jane me lart ne renditje. Do ta kalojme kete situate ku jemi dhe shpresojme e besojme per me lart”.