Ne Shkoder e Shqiperi te gjithe e njohin si nje nga futbollistet e kalibrit te Vllaznise dhe kombetares shqiptare. Dhe pikerisht per shkak te klasit dhe talentit te tij ai eshte nderuar me titullin e larte “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes.

E kemi fjalen per Hysen Zmijanin. Por ne fakt, i madh ai nuk ka qene vetem ne futboll, por edhe ne tenis. Pas kthimit te tij nga Franca ku ka jetuar per disa vite, ai u be i pari shkodran qe do te ushtronte sportin e tenisit dhe madje, do te ndertonte edhe fushen e tij ne kompleksin sportiv.

Gjate gjithe ketyre viteve, Zmijani eshte shume aktiv ne te gjitha aktivitetet qe jane zhvilluar duke qene shpeshhere edhe fitues i tyre duke treguar nje nivel shume te larte.

Pikerisht per kete arsye, Alban Neziri dhe “Rozafa Tenis” qe ai drejton, kane vendosur te organizojne nje turne me emrin e Hysen Zmijanit, turne ne te cilin mesohet se do te marrin pjese 16 tenistet me te mira te trevave shqiptare.

Mesohet se ky turne do te organizohet ne datat 14-15-16 janar ne Shkoder, pikerisht ne kompleksin e ri te tenisit qe eshte ndertuar se fundmi dhe pritet te ndiqet me shume interes sepse edhe konkurrenca do te jete shume e forte. Dhe perpos kesaj, te gjithe pjesmarresit sigurisht qe do ta kene per nder te jene pjesmarres ne nje kupe me emrin e Hysen Zmijanit./SHKODRA-SPORT.COM/