Një lajm fantastik vjen për futbollin shqiptar. Mesfushori 18 vjeçar i Tiranës, Klevi Qefalija, ka lënë spitalin pas dëmtimit të frikshëm që “ngriu” gjakun e të gjithë publikut.

Qefalija u transportua me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe që nga ajo ditë ka qenë nën regjimin e rreptë të spitalit.

Pas ekzaminimeve mjekësore dhe mbikqyrjes 24 orë në ditë, doktorët kanë dhënë lejen për daljen e Qefaliajt nga spitali dhe dërgimin e tij në shtëpi ku do të vazhdojnë vizitat mjekësore.

18 vjeçari nuk do të kthehet për momentin në stërvitje me ekipin derisa mjekët të japin lejen përfundimtare për shëndetin e tij.

I urojm shërim sa më të shpejtë Klevi Qefaliajt dhe shpresojmë t’a shohim sa më shpejt në fushën e blertë duke bërë atë që ai dëshiron më shumë, të luaj lofën e bukur të futbollit.