Mungesat e hapesirave te duhura per aktivizim, kane bere qe mbrojtesi i Vllaznise Klajdi Paloka te kerkoje nje ekip tjeter dhe si rrjedhoje diten e sotme duket se eshte arritur edhe marreveshja perkatese.

Nga sa ben te ditur faqja malazeze fudbal.cg, 20 vjeçari shkodran do te jete futbollisti me i ri i ekipit Otrant te Ulqinit ne sezonin e ri. Kjo faqe madje e konsideron kete gje si “bombe” te vertete per merkaton e kesaj skuadre.

Kjo sepse Otrant do te marre pjese ne Ligen e dyte te Malit te Zi dhe ne sezonin e ri pritet te kene pretendime. Malazezet i kane kushtuar nje vemendje te madhe ketij perforcimi per te cilin shkruajne:

“Drejtuesit e Otrantos angazhuan një bombë të vërtetë për sezonin e ri! Faqja jonë mëson zyrtarisht se futbollisti i ri i Otrantos është Klejdi Paloca, i cili vjen si huazim për një vit nga Vllaznia!

Paloka kaloi në të gjitha kategoritë më të reja të Vllaznisë dhe debutoi sezonin e kaluar për ekipin e pare, duke luajtur në pozicionin e qemdermbrojtesit por edhe te mesfushorit shkaterrues”. Nga sa behet e ditur, Otrant ka pesuar ndryshime kohet e fundit edhe ne kryesine e klubit dhe tashme kryetari i ri i tij eshte Skender Rexha, nje pasionant i futbollit.