Pas Jurgen Qemalit, nje tjeter futbollist shqiptar transferohet ne Portugali dhe padyshim qe meriten per kete e ka menaxheri Bruno Dodi. Ai po u ben realitet ketyre lojtareve te rinj endrren per te luajtur ne Europe.

I rradhes qe ka firmosur ne kete vend eshte durrsaku Robert Bani, që është testuar në ligën e tretë në Portugali me skuadrën e Uniao Nogueirense FC. 18-vjeçari në testet e zhvilluara deri më tani ka lënë jo pak gjurmë, madje duke rënë në syrin e portugezve që e kanë gati kontratën për shqiptarin e talentuar që synon të veshë edhe fanellën e Kombëtares U-19 e pse jo edhe ekipit Shpresa U-21.

Menaxheri Bruno Dodi, duket se e ka kthyer në trampolinë për shqiptarët Portugalinë, dhe duket se pasi ka transferuar Jurgen Qemalin te Boavista, tashmë është radha e një tjetër shqiptari që të kalojë në një nga kampionatët më në zë të Europës që është ëndërra e çdo të riu… Për “Korrieri Sportiv”, menaxheri i njohur i FIFA-s, Bruno Dodi flet mbi këtë lëvizje, teksa thotë se: “Bani është një lojtar i talentuar dhe me shumë perspektivë, ai ka klauar deri më tani fazat e testimit me sukses dhe jemi në rrugë të mbarë që ai të shkojē drejt firmës në Portugali.

Kampionati portugez, është një trampolinë shumë e mirë për të rinjtë shqiptarë, sepse është një nga ligat më në zë të Europës dhe që luhet futboll bashkëkohor dhe këtu do të gjejnë mundësinë që të rriten edhe më shumë profesionalisht. Falë njohjeve të mia, me shumë menaxherë apo dhe me drejtues klubesh, po u jap mundësinë shumë të rinjve që të tregojnë veten dhe nëse e meritojnë, pse jo të vijojnë karrierën. Menaxhimi është punë e bukur, por që duhet mbi të gjitha të jesh fisnik dhe ashtu si ne menaxherët kërkojmë që të transferojmë futbollistë profesionistë, duhet që në radhë të parë të jemi vetë të atillë.

Pak ditë më parë u krye me sukses lëvizja e talentit shkodran Jurgen Qemali te klubi i madh, Boavista, ndërsa së shpejti pres që të firmosë edhe Bani.., ndërsa edhe të rinj shqiptarë që unë menaxhojë janë gati që të firmosin në Qipro, ..por edhe Maltë Spanjê dhe Kroaci,të cilat do i bëjmë ne dije më vonë,jemi në kohë merkatoje” – tha menaxheri Dodi.