U duk se do te ishte serish nje nga pikat me te rendesishme te Vllaznise edhe per sezonin e ri, por lajmet e fundit e çojne Lorik Boshnjakun larg Vllaznise.

Ka qene pikerisht gazetari i njohur kosovar Lorik Gashi ai qe ne faqen e tij shkruan se lojtari nga Prishtina eshte shume prane bashkimit me ekipin e Ballkanit. Ja çfare shkruan ai:

“Kampioni i Kosovës, Ballkani është në bisedime për transferimin e mesfushorit të skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës, Lorik Boshnjakut.

Drejtusit e klubit nga Suhareka janë në negociata me futbollistin i cili është në prag të arritjes së marrëveshjes për të shkëputur kontratën me shkodranët. Boshnjaku me shumë gjasë do të rikthehet në Kosovë pas një viti të kaluar në Shkodër ku u transferua nga Prishtina”,

Nga Shkodra behet e ditur se Boshnjaku ka nje kontrate me opsione dhe ata e kane ne planet e tyre megjithate duhen pritur ditet ne vijim per te pare se çfare do te ndodhe./SHKODRA-SPORT.COM/