Sfida e sotme ne mes Kukesit dhe Vllaznise konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet. Vendasit e shohin si nje tjeter shans per mbijetese ndersa shkodranet per te kapur vendin e pare ne renditje.

Nderkohe edhe Sektori i Arbitrimit prane Feserates Shqiptre te Futbollit duket se e ka vleresuar shume kete sfide duke zgjedhur nje nga arbitrat me te mire per ta drejtuar ate.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor ne kete takim do jete ai me stemen e FIFA-, Juxhin Xhaja. Asistente te tij do te kene dy tiranasit e tjere, Arber Zalla dhe Xhulio Mani.

Arbiter i katert do jete Orlando Kuka po nga kryeqyteti. Nderkohe ne sistemin VAR do te jete tropojani Dorjan Maletaj ndersa ne AVAR Albert Doda.

Vezhgues i arbitrave do te jete Ervis Peza ndersa delegat i Federates Genc Misha. Ndeshja Kukesi- Vllaznia do te startoje ne oren 14:00 ne “Kukes Arena”./www.shkodrasport.com/