Takimi mes avokatëve të Sandro Tonalit dhe Prokurorisë së FIGC-së pritet shpejt, ndoshta që sot, gjithsesi objektivi është nesër para Newcastle-Borussia Dortmund për të mos irrituar UEFA-n, duke iu hequr mundësinë anglezëve për ta pasur në fushë. Lojtari është nën hetim sportiv në Itali, ndaj pritet skualifikimi i tij zyrtar për çështjen e basteve.

Prognoza e pezullimit nis nga 4 vite, duke qenë se mesfushori pranoi se kishte vënë baste (gjithmonë për të fituar) edhe në ndeshjet e Brescia dhe Milanit, të cilat u përgjysmuan menjëherë në 2, duke përfituar nga pranimi i fajësisë.

Avokatët e lojtarit, falë bashkëpunimit me doktorin certifikues që vendos varësinë ndaj lojërave të fatit, synojnë edhe 6 muaj zbritje për të arritur në 18 muaj në total. E përkthyer ndryshe: 10-12 muaj jashtë fushave të lojës, 8-6 muaj sanksione shtesë, me Tonalin që do të marrë përsipër të mësojë të rinjtë të mos iu dorëzohen basteve ilegale.

Në këto orë luhet në dy fronte. Nga njëra anë masa e saktë e pezullimit, me Prokurorinë që kërkon 12 muaj, plus 6 të tjerë alternativë. Nga ana tjetër avokatët synojnë 10+8 muaj pezullim në mënyrë që Tonali të jetë gati për fillimin e sezonit të ri me Newcastle, duke e konsideruar këtë sezon të përfunduar para kohe, përfshirë edhe finalet e “Euro 2024”.