Me trofeun e parë të sezonit në xhep, Bajerni i Mynihut dhe trajneri Julian Nagelsman janë gati për ndeshjen e dytë të kampionatit. Kampionët në fuqi do të presin sot Këlnin në “Allianz Arena” ku do të kërkohen vetëm tri pikët për të harruar barazimin në Gladbah javën që shkoi. Trajneri gjerman tha se ishte gati për sfidën e radhës dhe se priste të fitonte ndeshjen e dytë përball publikut.

Është çliruar skuadra pas fitores me Borusian?

Skuadra nuk ka qenë e bllokuar edhe para ndeshjes të së martës. Në Gladbah kemi bërë një ndeshje të mirë duke humbur shumë raste për shënim. Në Superkupë treguam se jemi këtu dhe mund të fitojmë ndaj skuadrave më të forta. Tani duhet të vazhdojmë të besojmë dhe të shfaqim lojën tonë. Do të luajmë përball 20 mijë tifozëve të cilët presin një ndeshje të bukur ku nuk duhet të mungojë as rezultati.

Do të jetë Nojer nesër (sot)?

Ulriash është stërvitur këto ditë dhe mendoj që do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Manuel ka bërë pushim për shkak të dëmtimit që nuk është dhe aq serioz sa dukej në fillim. Mendoj që Nojerit i duhej thjesht pak pushim dhe kaq.

Çfarë komenti keni për zërat mbi Levandovksin?

Janë zëra që nuk më shqetësojnë fare, në këtë punë këto janë gjëra normale. Ajo që ka rëndësi është se si reagon lojtari vetë. Levi është në një formë të mirë, kam folur me të, ai bisedon shumë dhe me lojtarët e tjerë. Ai ndihet mirë dhe është duke bërë paraqitje mbresëlënëse. Kjo është më e rëndësishme se zërat që qarkullojnë.

Si e prisni ndeshjen ndaj Këlnit?

Nuk ka ndeshje të lehta dhe këtë e pamë dhe në Gladbah. Të gjithë kundërshtarët motivohen dyfish ku luajnë ndaj Bajernit. Ndaj, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të marrim frenat e lojës në dorë. Kam besim te lojtarët e mi, morali është i lartë pas Superkupës dhe do ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë këtë moment duke kërkuar që nesër (sot) të zbresim në fushë vetëm për fitore.