Juventusi është gati për të bërë debutimin sot, në transfertë kundër Udinezes. Sezoni 2021-2022 do të jetë jo vetëm ai i rikthimit të Masimiliano Alegrit në stolin bardhezi, por edhe viti në të cilin Paulo Dibala duhet të konfirmojë se është gati për të qenë lideri absolut dhe kapiteni i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër”.

Sulmuesi argjentinas ka shfaqur një formë perfekte në këtë fazë përgatitore dhe kërkon që të tregojë vazhdimësi në “Dacia Arena”.

Numri 10 do të jetë pa dyshim nga minuta e parë në fushë, me Udinezen që përkon edhe me viktimën e tij të preferuar në karrierë.

Kundër friulanëve, Dibala jo vetëm që u ka shënuar 8 gola, por në të njëjtën kohë ka ofruar edhe 6 asiste për shokët e ekipit.

Prandaj, nëse Paulo arrin që të ruajë këtë traditë dhe ta nisë me një tjetër gol këtë sezon, pa dyshim që ai do ta ndihmonte “Joya”-n që të kishte një marsh më shumë, por mbi të gjitha të tregonte se ai dhe Juvja është gati të bëjnë edhe pa Ronaldon.

 

JUV (1)