Tirana dhe Partizani do të përballen me njëra-tjetrën në derbin e kryeqytetit në stadiumin “Air Albania”. Kjo sfidë vlen për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”, ku të dyja skuadrat nuk do të kërkojnë asnjë rezultat tjetër veç fitores.

Tirana dëshiron të vazhdojë marshimin e saj drejt titullit kampion dhe një fitore në derbi do t’i jepte më shumë shpresë për të arritur këtë objektiv.

Nga ana tjetër, Partizani ende shpreson për Europën nëpërmjet kampionatit. “Demat” vijnë nga një fitore e thellë 5-0 përballë Kukësit dhe morali për këtë sfidë është padyshim i lartë.

LIVE TIRANA-PARTIZANI 0-0

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.