...
HomeKRYESORELiverpool-City, Guardiola: “Klopp? Për një gjë jam i bindur”

Liverpool-City, Guardiola: “Klopp? Për një gjë jam i bindur”

Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për Liverpool-Manchester City. E para kundër të dytës, takimi i caktuar për të dielën më 10 mars në orën 16:45 me orën tonë për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Premier League.

Pep Guardiola ka folur për ndeshjen në konferencë për shtyp.

Guardiola e ka nisur nga ajo që do të jetë ndeshja e tij e fundit në Premier League kundër Klopp, i cili ka njoftuar se do të largohet nga Të Kuqtë në fund të sezonit:

“Gjithmonë kam ndjenjën se Klopp do të kthehet herët a vonë. Ai e do futbollin. Pasioni i tij është futbolli. Ai e shpjegoi në mënyrë të përsosur pse po largohet. Në Premier League është hera e fundit, por ndoshta do të ketë ende një mënyrë për të përballem me të në FA Cup”.

Në lidhje me ndeshjen:

“Tashmë kemi parë disa detaje për mënyrën se si ata sulmojnë, e cila është e ndryshme në krahasim me sezonet e mëparshme. Cilësia e disa lojtarëve të tyre e bën lojën të ndryshme.

“Pjesët kryesore janë të njëjta dhe ne e dimë mjaft mirë, por detajet e vogla duhet t’i përshtatim. Në të njëjtën kohë, duke e ditur këtë, duhet të shohim ndeshjet që ne dhe ata kemi luajtur kohët e fundit dhe të shohim nëse kemi nevojë për të rregulluar diçka për t’u ndjerë më rehat me lojtarët që do të duhet të luajmë të dielën”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.