Java e 29-të e Superiores luan sot katër ndeshjet e saj, pasi Teuta-Vllaznia është lënë të luhet nesër.

Janë të gjitha ndeshje me shumë rëndësi, që ndikojnë jo pak në objektivat e skuadrave.

Kuptohet që vëmendjen kryesore e merr sfida e vendit të dytë mes Kukësit dhe Partizanit, që luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Këtë ndeshje do ta gjykojë vlonjati Klajdi Kola dhe e veçanta është se do të gjykohet me 6 arbitra.

Asistentë janë Bregasi dhe Avdo, ndërsa pas porte do të jenë Meta dhe Ziri.

Eldorjan Hamiti do të gjykojë në Korçë ndeshjen mes Skënderbeut dhe Kamzës, kurse Juxhin Xhaja është caktuar në Gjirokastër, ku Luftëtari pret Laçin.

Ndeshja tjetër, ajo mes Lushnjës dhe Flamurtarit, gjykohet nga Olsi Sokoli. / Vipsport/

Gjyqtarët e ndeshjeve të sotme

Kukësi-Partizani

Klajdi Kola

Skënderbeu-Kamza

Eldorjan Hamiti

Lushnja-Flamurtari

Olsi Sokoli

Luftëtari-Laçi

Juxhin Xhaja