Luis Enrique ishte në humor të lartë pas shpalljes së ekipit kombëtar të Spanjës për Botërorin e Katarit.

Ndër të tjera, trajneri spanjoll e deklaroi me shumë humor veten si “trajneri më i mirë në historinë e futbollit”, duke shpjeguar se “edhe nëse nuk është e vërtetë e besoj”.

Veç kësaj, trajneri 52-vjeçar tha se: “Unë pata fatin të stërvitja më të mirët në botë. Këtu, unë zgjedh lojtarët që interpretojnë më mirë idenë tonë për futbollin.

Më duhet të koordinoj të gjithë lojtarët në të njëjtin mentalitet në sulm dhe mbrojtje, në mënyrë që ata të mund të performojnë në hapësira shumë të vogla”.