Pasi ka konfirmuar largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit, e ardhmja e Arjen Robben është e hapur.

Por që tani klubet kanë filluar të rreshtohen për firmën e tij.

Ekipi i fundit që ka shfaqur interes për të është FC Groningen. Aty ka nisur karriera e lavdishme e sulmuesit holandez.

Trajneri i ekipit holandez Hans Nijland ka folur me Dagblad Noorden për një rikthim të mundshëm të Robben.

“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet, nëse ai do ta mbyllte karrierën aty ku e nisi, te FC Groningen,” është shprehur 58-vjeçari, duke e mbyllur me fjalinë: “Ne mund të ëndërrojmë, apo jo?”