Pas dy rezultateve negative të Kombëtares shqiptare me Izraelin dhe Islandën, një përgjegjësi e madhe ka rënë mbi teknikun italian, Edi Reja, me kritikat që nuk kanë munguar drejt tij.

Duket se ai që i ka dalë në mbrojtje ka qenë Rei Manaj.

Sulmuesi që luan për Uotfordin në Angli nuk u grumbullua për shkak të një dëmtimi, por kjo nuk e ndaloi atë që të ndiqte sfidën e kombëtares së tij.

Me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Manaj shfaq Rejën dhe shkruan: “Është më i miri”, duke dalë kundër rrymës të kritikave për italianin.