HomeKRYESOREMarcelino Preka kryen kontrollet mjekësore dhe testet fizike. Shumë pranë kalimit në...

Marcelino Preka kryen kontrollet mjekësore dhe testet fizike. Shumë pranë kalimit në futbollin italian

Mbrojtësi shkodran Marçelino Preka duket se është shumë pranë kalimit në futbollin italian. Ka kohë që përflitet një gjë e tillë megjithatë duket se tashmë ka ardhur momenti për t’u bërë realitet.

17 vjeçar që është pjesë e KF Shkodra ditët e fundit ka qenë në shtetin fqinj sërish dhe ka kryer kontrollet mjekësore por edhe testet fizike tek një akademi e njohur.

Ndonëse vetë lojtari apo dhe familjarët e tij nuk kanë dashur ta bëjnë publik emrin e kësaj akademie, por nga sa mësohet, bëhet fjalë për atë të Parmës.

Gjithçka rreth kësaj transferte duket se tashmë do të bëhet realitet dhe pritet thjesht çështja e zyrtarizimit. Preka luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, është futbollist i kombëtares U17 të Shqipërisë dhe duket se tashmë do të hedhë hapin e rëndësishëm të karrierës së tij.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments